Zbulohen prapaskenat e largimit të Sylvinhos nga Kombëtarja shqiptare
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zbulohen prapaskenat e largimit të Sylvinhos nga Kombëtarja shqiptare
Silvinho
19/05/2026 - 09:15
Linku u kopjua

Trajneri brazilian Sylvinho nuk do të jetë më në krye të Kombëtares shqiptare, duke mbyllur një periudhë historike me kuqezinjtë, ku arriti të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe më pas të dërgojë Shqipërinë edhe në “play-off”-in për Kupën e Botës.

Aventura e teknikut brazilian nisi mes skepticizmit, por u kthye shpejt në një nga periudhat më të suksesshme të përfaqësueses shqiptare. Nën drejtimin e tij, Kombëtarja zhvilloi një fushatë rekordesh, duke krijuar një grup kompakt dhe entuziast që riktheu optimizmin te tifozët kuqezi.

Raportohet se kontrata e Sylvinhos, e cila skadonte në fund të vitit të kaluar, ishte zgjatur deri në korrik për shkak të ndeshjeve të “play-off”-it ndaj Polonisë dhe Ukrainës. Megjithatë, negociatat për rinovimin përfundimtar nuk sollën marrëveshje mes palëve.

Sipas burimeve të TopChanel, të afërta me institucionin e futbollit, problemi kryesor lidhej me aspektin financiar. Stafi teknik i drejtuar nga Sylvinho, ku bënin pjesë edhe emra të njohur si Pablo Zabaleta, kishte një kosto prej rreth 1 milion eurosh në vit, ndërsa përballimi i saj kërkoi edhe mbështetje financiare nga qeveria. Trajneri brazilian kërkonte përmirësim të kushteve financiare, por federata nuk pranoi ofertën e kërkuar, çka solli ndërprerjen përfundimtare të bashkëpunimit me FSHF-në e drejtuar nga Armand Duka.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026