Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians
New Project - 2026-07-22T205159.770
22/07/2026 - 20:59
Linku u kopjua

Nga 0-1 në 2-1. FC Ballkani e ka humbur avantazhin në Dublin.

Kampionët e Kosovës e kishin mbyllur pjesën e parë në epërsi 0-1 me penalltinë e Toni Domgjonit në minutën 29', por u ndëshkuan në pjesën e dytë.

Bohemians barazoi me James-Taylor D. në minutën 76' pas asistimit të Devoy D. për 1-1, për të përmbysur gjithçka në minutën e 89-të.

Irlandezi Tierney shënoi golin e fitores 2-1 me një goditje fantastike nga jashtë zonës, duke vulosur ndeshjen e parë të Cerekfinales kualifikuese të Conference League.

Ndeshje me dominim total të irlandezëve - 65% posedim dhe 10 goditje drejt portës, ndaj 35% të Ballkanit. Ballkani e mbylli ndeshjen me 3 kartonë të verdhë.

Ndeshja kthyese luhet në "Fadil Vokrri", Prishtinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026