Zbulohen mallra të padeklaruara në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dogana e Kosovës njofton se në kuadër të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.
Sipas doganës gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 euro.
“Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 euro. Githashtu sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 euro, për një vlerë totale prej 20,900 euro. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se të gjitha mallrat i janë nështruar sekuestimit deri ne perfundimin e procedurave Doganore, si dhe palet e involvuara jane gjobitur në pajtushmeri me Kodin Doganor.
“Vlera e mallrava të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro”, thuhet në komunikatë.