Starlink edhe në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Starlink edhe në Kosovë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Interneti i Starlink me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët tani është i disponueshëm në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga miliarderi amerikan Elon Musk përmes një statusin në platformën e tij X.

Starlink është emri i një rrjeti satelitor të zhvilluar nga kompania private e fluturimeve hapësinore SpaceX për të ofruar internet me kosto të ulët.

Një satelit Starlink ka një jetëgjatësi prej afërsisht pesë vjetësh dhe SpaceX përfundimisht shpreson të ketë deri në 42 mijë satelitë.

Qe nga nëntori 2024, ka 6.764 satelitë Starlink në orbitë, nga të cilët 6.714 janë duke punuar.

Satelitët Starlink orbitojnë afërsisht 550 kilometra mbi Tokë dhe bëjnë një shfaqje spektakolare për vëzhguesit ndërsa lëvizin nëpër qiell.

"Starlink është i përshtatshëm në mënyrë ideale për zonat ku lidhja ka qenë jo e besueshme ose plotësisht e pa disponueshme," thuhet në faqen kryesore të Starlink.

"Njerëzit anembanë globit po përdorin Starlink për të fituar qasje në arsim, shërbime shëndetësore dhe madje edhe mbështetje të komunikimit gjatë fatkeqësive natyrore."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025