Mesazhi i masterclass për gazetari konstruktive: Mos promovoni agjenda dhe heronj të caktuar
Lajme
Lexohet për: 3 min.
thomas masterclass
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kritike, objektive dhe të balancuar, kështu e përkufizon gazetarinë konstruktive, Thomas Gam Nielsen nga Instituti Danez për gazetari konstruktive. Në konferencën e Bashkimit Evropian për edukim mediatik e cila po mbahet në Prishtinë me temën "Gazetaria Konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente", ai tha se jo të gjitha storiet duhet të jenë senzacion për të tërhequr vëmendjen e audiencës.

Para pjesëmarrësve ai ka treguar shembuj të ndryshëm të gazetarëve në botë të cilët kanë fituar çmime me artikuj në dobi të qytetarëve.

Thomas Gam Nielsen nga Instituti Danez për gazetari konstruktive, i cili është masterclass për gazetarinë konstruktive tha se debati për gazetari konstruktive ka qenë e pranishme qysh në fillet e para të historisë amerikane.

"Debati i idesë se çfarë duhet të bëjnë gazetarët dhe çfarë duhet të bëjë gazetaria ka qenë e pranishme në historinë e gazetarisë amerikane nga fillet e saj. Dhe kur përpiqemi ta zbërthejmë në fjalë atë që është gazetaria konstruktive duhet të jetë kritike, objektive e balancuar dhe të ballafaqohet me çështje të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria. Të jetë jo e njëanshme, të ketë ton të qetë dhe nëse keni ndonjë senzacion të madh atëherë duhet të thoni që është senzacion dhe gazetari senzacionale. Por po ashtu duhet të jeni të qetë për nga toni dhe nga ana tjetër jo të gjitha storiet duhet të jenë senzacionale për të tërhequr audiencën", tha ai.

Ai shtoi se është me rëndësi qe të mos promovohen "agjenda dhe heronj të caktuar".

"Është me rëndësi që të mos promovohen agjenda të caktuara ose të promovojmë heronj të caktuar dhe kjo mund të jetë e vështirë nganjëherë ne media ku dëshirohni të shihni diçka tjetër nga përmbytjet dhe luftëtarët. Zakonisht ekziston tendenca që të përqendrohemi në një hero. Është mirë që të kemi lajme të tilla por kjo nuk është gazetari konstruktive", shtoi ai.

Ne konferencën e Bashkimit Evropian për edukim mediatik është mbajtur edhe një sesion tjetër ku janë bërë ushtrime për ndërhyrjet e jashtme dhe manipulimin e informacionit nga Haris Advić Pejičić, zyrtar i Task Forcës së Ballkanit Perëndimor i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024