Zbulohen bonuset e Ligës së Kampionëve për lojtarët e Interit
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Lojtarët e Interit do të përfitojnë dy milionë euro sa herë që kualifikohen në një raund eliminator të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ndërsa bonusi kolektiv për fitimin e kompeticionit është 5 milionë euro. Interi arriti në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe synon të përmbushë të njëjtin objektiv këtë sezon, duke shpresuar për një fund tjetër.

Ata u kualifikuan në raundin e 16-të këtë sezon dhe mundën Atletico Madridin në “Giusseppe Meazza” në ndeshjen e parë dy javë më parë, përcjellë KosovaPress.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se lojtarët e Interit do të fitojnë dy milionë euro – që do të ndahen në mënyrë të barabartë nga të gjithë anëtarët e skuadrës, nëse kualifikohen për në çerekfinale. Ata do të marrin të njëjtën shumë sa herë që kualifikohen në raundin e ardhshëm, ndërsa fitimi i finales do të siellte pesë milionë euro për lojtarët.

Gazeta sqaron se Simone Inzaghi dhe anëtarët e stafit të tij kanë marrëveshje të ndryshme, ndërsa lojtarët kryesorë të Interit mund të ndajnë 4 milionë euro të tjera falë bonuseve të përfshira në kontratat e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025