Zbulohen armë në Zubin Potok, Sveçla: Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zbulohen armë në Zubin Potok, Sveçla: Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet
Predhaa
18/04/2026 - 18:49
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet e sigurisë po vazhdojnë pa ndërprerje luftën kundër çdo forme të organizimit kriminal dhe terrorist në vend.

Sveçla bëri të ditur se sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.

“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot”, shkruan Sveçla në Facebook.

Sipas tij, aksionet e fundit në terren kanë rezultuar me zbulimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake në veri të vendit. “Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake”, ka bërë të ditur ministri.

Sveçla ka nënvizuar se institucionet janë të përkushtuara për të garantuar rendin dhe ligjin në çdo cep të territorit të Kosovës. “Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se operacionet do të vazhdojnë deri në eliminimin e plotë të elementeve kriminale. “Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, ka përfunduar Sveçla.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026