Zbritje e madhe sezonale dimërore në Banjën e Kllokotit
Lexohet për: 3 min.
banja-kllokotit-oferta-221122
2 vite më parë
Linku u kopjua

Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” ju ofron shërbimet me super zbritje për sezonën Dimërore.  Disa nga arsyet për ta vizituar janë të cekura në tekstin e poshtëshënuar.

Përdorim terapeutik i ujit termomineral i Banjës së Kllokotit.

Popullata e këtij regjioni dhe vendbanimeve të afërta, këtë vend e kanë shfrytëzuar që moti për qëllime mjekimi. Karakteristikë e atij shërimi kanë qenë larjet e gjata dhe të shumta me ujë të mineralizuar si dhe lyerjet me pelloide (baltë) të cilat kanë vazhduar me ditë të tëra si dhe pirja e sasive të mëdha të ujit mineral, sidomos gjatë muajve të verës.

Efekti i volitshëm i shërimit banjor (Balneoterapisë) në gjendjen objektive dhe subjektive të të sëmurëve manifestohet në shumë mënyra.

Përveç veprimit lokal është i njohur edhe veprimi i përgjithshëm në organizëm. Shërim banjor- banjoterapia, sipas formës dhe përbërjes, është trajtë e veçantë e terapisë, që ngërthen ndikimin e përbashkët të faktorëve të shumtë në organizëm si: uji mineral dhe pelloida, klima, ushqimi, largimi nga ambienti i përditshëm jetësor, pushimi fizik dhe psikik. Nga e gjithë kjo mund të përfundohet se shërimi banjor paraqet tërësi aktive biologjike të shumë faktorëve të cilët në organizëm veprojnë jo në mënyrë individuale por komplekse.

Uji mineral i Banjës së Kllokotit në qëllime terapeutike përdoret në dy forma: si ujë për pije dhe për larje. Larjet me ujë termomineral të Banjës së Kllokotit bëhen në dy forma, në atë lokale dhe të përgjithshme. Larjet individuale në vaska apo ato grupore në pishina bëhen në ujë të vakët apo të ngrohtë, gjatë të cilave edhe zhvillohen lëvizjet pasive dhe aktive të pacientëve. Në këtë mënyrë mund të evitohen kontrakturat e nyjave dhe muskujve, të bëhet forcimi i muskujve të dobësuar. Larjet e shkurtra me ujë të ftohtë dhe të freskët mineral. Preferohet te disa sëmundje nervore dhe psikike për forcimin e tonusit të sistemit nervor.

Në përgjithësi, për trajtimin e shumicës së sëmundjeve që kanë indikacion, më së shumti aplikohen larjet në vaskë me ujë të ngrohtë me temperaturë 31-38 °C.

Për rezervime kontaktoni në numrat e telefonit:    ?+383 44 935 935; ?+383 49 935 935;

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025