Kurti: Nuk shoh vështirësi për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri Albin Kurti tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyeshme, derisa theksoi se do të ketë bashkëpunim me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, siç tha ai, përmes institucioneve të shtetit “më parë sesa me kompani apo ndërmjetës”.
Në një intervistë për KosovaPress, Kurti tha se nuk sheh “vështirësi për marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme të cilat nuk janë vetëm në fushën e diplomacisë, janë edhe në fushën e mbrojtjes dhe të zhvillimit...Ndërkaq, me presidentin Trump do të bashkëpunojmë, do të komunikojmë, komunikimet tona zhvillohen në mënyrë zyrtare midis institucioneve të shtetit, më parë sesa me kompani ose me ndërmjetësues. E kemi ambasadën e Republikës së Kosovës, e kemi ambasadorin tonë Ilir Dugolli i cili punon ditë e natë me institucionet e shtetit amerikan”, tha Kurti.
Kurti tha se Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës.