YouTuber-i Trevor Jacob u burgos pasi rrëzoi aeroplanin për shikime
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një YouTuber është burgosur për gjashtë muaj për rrëzimin e qëllimshëm të aeroplanit të tij për shikime, dhe më pas ka gënjyer për këtë para hetuesve amerikanë.

Trevor Jacob, 30-vjeç, postoi videon e rrëzimit të avionit në dhjetor 2021, duke lënë të kuptohet se ishte një aksident. Ai u hodh nga avioni duke incizuar me telefon,  dhe zbriti me parashutë në tokë.

Klipi është parë miliona herë.

Në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, Jacob tha se ai e filmoi videon si pjesë e një marrëveshjeje sponsorizimi produkti.

Ai u deklarua fajtor në fillim të këtij viti për një akuzë të krimit të shkatërrimit dhe fshehjes së provave me qëllimin për të penguar një hetim federal.

Jacob "me shumë mundësi e ka kryer këtë vepër për të firuar në mediat sociale, për të pasur lajme për të, dhe për të përfituar financiarisht", thanë të hënën prokurorët federalë në Kaliforni.

"Megjithatë, kjo lloj sjelljeje "guximtare" nuk mund të tolerohet", thanë zyrtarët.

Në nëntor të vitit 2021, Jacob u nis nga një aeroport të Santa Barbara, Kaliforni, me një fluturim të vetëm me kamera të montuara në aeroplanin e tij. Bashkë me kamerat, Jacob ka marrë me vete një parashutë, si dhe një shkop selfie.

Ai "nuk kishte ndërmend të arrinte destinacionin e tij, por në vend të kësaj planifikoi të tërhiqej nga avioni i tij gjatë fluturimit dhe të incizoje veten duke u hedhur me parashutë në tokë dhe të incizonte aeroplanin e tij teksa u rrëzua", tha Zyra e Prokurorit të SHBA për Qarkun Qendror të Kalifornisë.

Avioni u rrëzua në Pyllin Kombëtar të Los Padres 35 minuta pas ngritjes. Jacob u ngjit në vend dhe gjeti pamjet.

Ai më pas ngarkoi videon me titull "Unë rrëzova aeroplanin tim" në YouTube më 23 dhjetor, e cila përmbante një promovim për një kompani kuletash, thanë prokurorët.

Disa shikues ishin skeptikë për rrëzimin, duke vënë në dukje se Jacob tashmë kishte veshur një parashutë dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të ulur avionin në mënyrë të sigurt.

Videoja mori pothuajse tre milionë shikime përpara se të hiqej. /BBC

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024