Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se nuk do ta votonte Albin Kurtin për kryeministër, edhe në rast se do të kishte marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në “Intervista Zgjedhore” në KosovaPress, ish deputetja e LDK-së u shpreh kategorike kundër një qeverie të udhëhequr nga Kurti, duke thënë se vota e saj nuk do të ishte pro një kabineti të tillë.
Ndiqeni intervistën e plotë këtu:
Duke folur për çështjen e presidentit, Ymeri tha se LDK-ja nuk duhet të insistojë kategorikisht që Vjosa Osmani të jetë presidente edhe për një mandat, nëse kjo do ta çonte vendin sërish në zgjedhje.
Ymeri thotë se LDK nuk duhet të insistojë që domosdo Vjosa Osmani të jetë presidente
“Disa prej kritikave i kam ende”, ky është qëndrimi i Janina Ymerit për Vjosa Osmanin
Në intervistën për KosovaPress, ish-deputetja Ymeri mohoi ekzistencën e grupeve brenda LDK-së dhe tha se nuk ka rol vendimmarrës në strukturat qendrore të partisë.
Ajo tregoi edhe arsyet pse bashkë me Hykmete Bajramin dhe Avdullah Hotin nuk po shihen në tubimet lokale të LDK-së në parafushatën zgjedhore.
“E para punës, unë nuk jam në kryesi të LDK-së. E dyta, nuk jam në këshill të LDK-së. Domethënë unë jam veç deputete e grupit parlamentar të legjislaturës së tretë, për partinë Lidhja Demokratike e Kosovës. Çdo kryetar që vjen, çdo bartës i listës që bëhet, nuk jam delegate në asnjë pikë. Domethënë as në kuvend, as në këshill, veç anëtare e kryesisë në Ferizaj. Pra, nuk është që unë kam ndikim në strukturë, për se kush vjen kryetar, kush bëhet bartës i listës. Tjetra, tek tubimet ‘Hajde folim’, janë lokale, me karakter lokal...Ne i kemi agjenda të tjera. Çka duhet me prit është ne me prit kur të vijnë te ne, në degët tona. Gjë që e kam bërë. Pra, këto janë ‘Hajde folim’, janë për ata njerëz të asaj zone, të atij vendi. Po jo pse unë s’mundem me shkuar nëse kam qejf, po unë jam qenë deputete, e gjej, unë kam edhe agjendë tjetër, konkrete... Unë kam punuar për zonjën Bajrami, pra ajo ka qenë shefe e grupit parlamentar, unë kam qenë këshilltare e grupit parlamentar. Njohja me zonjën Bajrami shkon më herët sesa edhe me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, e aq më shumë me Vjosa Osmanin”, shtoi ajo.
Sa i përket angazhimit të saj në çështjet e energjisë elektrike, Ymeri tha se këtë herë ka preferuar të jetë më afër qytetarëve në terren sesa në studio televizive, ndonëse pranoi se perceptimi publik mund të jetë ndryshe.
“Jo nuk e kisha thënë, po po shihet qashtu, ki të drejtë, se kam dashur me e pasur terrenin më shumë këto zgjedhje. Me i njohur njerëzit më nga afër. Herës së kaluar kam qenë shumë në media se ka qenë tepër kohë e shkurtër. Kur jam zgjedhur, veç me kandiduar....Jo nuk ka të bëjë, sa për sqarim te kompania e Visar Azemit. Nuk e mbajta në mend si e pat emrin, mundesh me e parë në studio televizive. Po, nuk e ka as aktivitet tregtinë elektrike...E dyta kompania ku bën pjesë Berat Rukiqi, kam fol me të, është panel solar i kapacitetit tepër të ulët. Nuk ka mundësi dhe lëre që është në licenca për tregti me shumicë të energjisë elektrike...25:45 Asnjë bisedë e imja për energji elektrike nuk ka qenë me zotërin Lutfi Haziri. Ka spekulime që ka lidhje familjare, por kjo nuk më ndalon mua...Në lidhje me ETMT-në, nëse ka tregtim të energjisë elektrike, ka spekulime, por unë nuk kam informata zyrtare. Është mirë KOSTT me u drejtu me informata zyrtare. Nuk mundesh me nxjerr diçka prej meje që e dëgjon në studio televizive, por kjo nuk më ndalon me e quajt komplet mafian energjetike, edhe po të jetë ETMT pjesë e saj”, përfundoi ajo./KosovaPress/