Ylli i Italisë me mesazh për Shqipërinë: Askush nuk dëshiron të luajë kundër nesh
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te fillimi i ndeshjes, sulmuesi i Italisë, Mateo Retegui në një intervistë për “SportWeek” ka një mesazh për Kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria dhe Italia e nisin sot aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024, duke u përballur me njëra-tjetrën me fillim nga ora 21:00 në “Signal Iduna Park”, raporton KosovaPress.

Retegui tha se historia e thotë që Italia është e fortë, dhe se askush nuk dëshiron të luajë kundër saj.

“Ne jemi të fortë sepse historia e thotë këtë. Jemi kampionë evropianë në fuqi dhe katër herë kampionë bote. Askush nuk dëshiron të luajë kundër nesh”, tha Retegui.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024