Ylli adoleshent thyen rekorde në Premier Ligë, ende ne shkollë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ylli adoleshent thyen rekorde në Premier Ligë, ende ne shkollë
16 vjeçari Max Dowman ka bërë historinë duke u bërë golashënuesi më i ri në Premier Ligë, pas një goli spektakolar në minutën e 97-të kundër Evertonit.
Ky moment ka sjellë një valë euforie që ngjan me golin e famshëm të Reiss Nelson në vitin 2023, por këtë herë ndjesia është akoma më e fuqishme. Bëhet fjalë për një lojtar që po shkollon mbrojtësit e rritur ndërkohë që ende s'ka kryer provimet e maturës.
Siç shihet edhe nga reagimet e fundit, e gjithë elita e futbollit anglez ka mbetur pa fjalë:
Thierry Henry: "Pure Joy" (Gëzim i pastër).
Gabriel Martinelli: "What a player" (Çfarë lojtari).
Rio Ferdinand: "Levels" (Nivel tjetër).
Theo Walcott: "Massive congratulations " (Urime të përzemërta!).
Declan Rice: "You deserve it all lil bro" Ti i meriton të gjitha vëlla i vogël .
Me këtë fitore, Arsenali mbetet 5 pikë larg në krye të tabelës, duke ndjekur ëndrrën për titull. Dowman nuk po cilësohet thjesht si një talent, por si një lojtar me "aurë" dhe guxim, i cili po e udhëheq Arsenalin drejt trofeve me një maturi që nuk i përket moshës së tij.
KosovaPress