Xherdan Shaqiri tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-anësori i Bayern Munich dhe Liverpool, Xherdan Shaqiri, njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar të hënën, pasi kishte grumbulluar 125 paraqitje për Zvicrën.

Shaqiri ka shënuar 32 gola për kombëtaren dhe është lojtari i vetëm zviceran që ka luajtur në shtatë turne të mëdha, nga Kupa e Botës 2010 deri në Euro 2024.

32-vjeçari bëri dy paraqitje në Euro2024 teksa Zvicra doli nga turneu pasi humbi me penallti ndaj Anglisë në çerekfinale.

"Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t'i thënë lamtumirë kombëtares", ka shkruar Shaqiri në Instagram. “Kujtime të mëdha mbeten dhe ju them të gjithëve, faleminderit”.

Shaqiri, i cili fitoi ligën zvicerane dhe gjermane nga tri herë secila në FC Basel dhe Bayern, si dhe Premier Ligë në Liverpool, ka luajtur për skuadrën e MLS Chicago Fire që nga viti 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024