Wolfsburg bie nga Bundesliga pas 29 vitesh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Wolfsburg bie nga Bundesliga pas 29 vitesh
New Project (88)
26/05/2026 - 20:38
Linku u kopjua

VfL Wolfsburg ka pësuar një rënie historike nga Bundesliga pas humbjes 2-1 pas kohës shtesë në ndeshjen e kthimit të plejofit kundër Paderbornit.

Edhe pse Wolfsburgu kaloi i pari në epërsi që në minutën e 3-të me anë të Dzenan Pejcinovic, gjërat u komplikuan shpejt kur Joakim Maehle u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Paderborni barazoi shifrat para përfundimit të pjesës së parë me Filip Bilbija, duke çuar ndeshjen në shtesa pasi takimi i parë kishte përfunduar 0-0.

Në minutën e 10-të të kohës shtesë, Laurin Curda realizoi golin e fitores dhe të përmbysjes së madhe për Paderbornin, duke i siguruar klubit promovimin në elitë.

Ky rezultat shënon një goditje të rëndë për Wolfsburgun — kampionët e Bundesligës të vitit 2009 dhe fituesit e Kupës në vitin 2015 — të cilët zbresin nga ligën kryesore gjermane për herë të parë që nga promovimi i tyre në vitin 1997.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026