Muriqi në mision shpëtimi: Mallorca përballë “finales” me Valencian sonte
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Muriqi në mision shpëtimi: Mallorca përballë “finales” me Valencian sonte
New Project - 2026-04-21T131626.626
21/04/2026 - 16:19
Linku u kopjua

Përballja mes Mallorca-s dhe Valencias mbart peshën e një finaleje të vërtetë për mbijetesë, pasi të dyja skuadrat ndodhen në rrezikun e rënies nga La Liga.

Ndeshja mes Mallorca-s dhe Valencias zhvillohet sonte, më 21 prill 2026, me fillim nga ora 19:00.

Valencia aktualisht mban pozitën e 14-të me 35 pikë, ndërsa Mallorca ndjek menjëherë pas në vendin e 15-të me 34 pikë. Me vetëm një pikë diferencë mes tyre dhe rrezikun e rënies që u qëndron mbi kokë, fitorja në "Son Moix" është detyrim.

Mallorca vjen në këtë takim me një moral të lartë pas dy fitoreve radhazi, të cilat i kanë nxjerrë përkohësisht dy pikë mbi zonën e rrezikut.

Fortesa e tyre kryesore mbetet stadiumi "Son Moix", ku kanë mbledhur 28 nga 34 pikët totale këtë sezon. "Piratët" synojnë të shfrytëzojnë formën e dobët të Valencias si mysafir për ti mposhtur.

Vëmendja kryesore do të jetë te sulmuesi dardan, Vedat Muriqi, i cili mbetet shpresa kryesore e tifozëve vendas për të gjetur rrjetën në këtë moment kritik.

Përballë do të jetë Valencia në krizë, që ka humbur dhjetë nga 16 ndeshjet e luajtura jashtë fushe dhe po ndjen ajrin e zonës së rrezikut vetëm tre pikë larg.

Një fitore sonte do t’i jepte ekipit të Muriqit një qetësi të madhe, ndërsa do ta zhyste Valencian në një kaos total për javët e mbetura.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026