Walker jep dëshmi në Gjykatën Themelore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Walker jep dëshmi në Gjykatën Themelore
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinës, Mirlinda Gashi e cila bëri të ditur se dëshmia e Walker bëhet pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së tij.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun”, thotë Gashi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.  

Avokatët nuk kanë dashur të japin detaje, ndërkohë që mësohet se dëshmia ndërlidhet me masakrën e Reçakut.

Lajmi në përditësim.

Më 15 janar 2025, Kosova përkujtoi 26-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

https://kosovapress.com/26-vite-nga-masakra-e-recakut

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025