Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dhënë detaje nga takimet me krerë të shteteve të ndryshme botërore gjatë ceremonisë së rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris.
Ajo në rrjetin X, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me kryeministrin e Holandës Dick Schoof, presidentin e Paraguait Santi Penap dhe zëvendëspresidentin e Salvadorit Felix Ulloa.
“Ne patëm një shans për të diskutuar samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor dhe rrugën tonë të integrimit evropian. Kosova vlerëson marrëdhëniet e saj të forta me Holandën dhe ne jemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Osmani për takimin me kryeministrin holandez.
“Gjithmonë një kënaqësi e madhe të shoh miqtë tanë të dashur presidentin e Paraguait Santi Penap dhe Zonja e Parë Leticia Ocampos, si dhe zëvendëspresidentin e Salvadorit Felix Ulloa. Kosova është e etur për të forcuar lidhjet e saj me vendet e Amerikës Latine dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të nxitur marrëdhënie më të thella diplomatike, ekonomike dhe kulturore”.