Xhevdet Pantina: Diskutime me qytetarë për zhvillimin ekonomik, mbështetje për bizneset, mundësi për rini
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Xhevdet Pantina: Diskutime me qytetarë për zhvillimin ekonomik, mbështetje për bizneset, mundësi për rini
Kandidati i PDK-së për deputet Xhevdet Pantina ishte pjesë e tubimeve zgjedhore në disa komuna, duke dëgjuar nga afër shqetësimet, kërkesat dhe idetë e banorëve dhe duke diskutuar për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen për bizneset, bujqësinë dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.
Postimi i plotë:
Si kandidat për deputet, pata kënaqësinë të jem pjesë e tubimeve elektorale në Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Lipjan, Shtime, Suharekë, Istog, Klinë, Skenderaj, Vushtrri dhe fshatrat përreth ku hasëm në një mikpritje të jashtëzakonshme dhe mbështetje të madhe nga qytetarët. Energjia, besimi dhe përkushtimi që pamë në secilin takim na japin motivim shtesë për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve.
Gjatë këtyre takimeve dëgjuam nga afër shqetësimet, kërkesat dhe idetë e banorëve, duke diskutuar për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen për bizneset, bujqësinë dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë. Pjesëmarrja e madhe dhe atmosfera pozitive treguan qartë vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe zhvillim.
Një vëmendje të veçantë i kushtuam edhe sfidës së largimit të të rinjve nga Kosova. Diskutuam për nevojën e krijimit të më shumë vendeve të punës, mbështetjes për sipërmarrjen dhe ofrimit të mundësive reale për zhvillim profesional, në mënyrë që të rinjtë tanë të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në vendin e vet. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm dhe detyra jonë është të krijojmë kushtet që secili i ri të ketë arsye të qëndrojë, të kontribuojë dhe të ketë sukses në vendin e tij.
Falënderojmë secilin qytetar që morën pjesë dhe ndan mendimet e tyre. Besimi juaj është përgjegjësi dhe obligim për ne që të punojmë edhe më shumë për të mirën e vendit tonë.
#xhevdetpantina50 #PDK125 #stopkrizesndryshokosoven
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.