Vulin me retorikë të ashpër ndaj Kurtit, kërcënon me BIA-n
Rajoni
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Vulin me retorikë të ashpër ndaj Kurtit, kërcënon me BIA-n
Vulin
04/03/2026 - 10:51
Linku u kopjua

“A mundet dikush që të na tregojë ndonjë vendim të Prishtinës e që nuk është anti-serb, a mundet dikush të gjej diçka që nuk është anti-serbe”, ka thënë ish-drejtori i BIA-s serbe, Aleksandër Vulin në një intervistë për një media serbe. Duke akuzuar Qeverinë Kurti, Vulin ka paraqitur çdo vendim si anti-serb.

Deklaratat e fundit të Aleksandar Vulin paraqesin një akuzë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar politikën e tij si sistematikisht të drejtuar kundër interesave të serbëve në Kosovë.

Sipas pretendimeve të tij, veprimet e qeverisë së Kurtit – përfshirë zbatimin e ligjeve që prekin dokumentet, licencat dhe funksionimin e institucioneve në veri – përbëjnë unitetit serb. Ai e portretizon kryeministrin e Kosovës si një lider që nuk respekton marrëveshjet e dialogut të Brukselit, veçanërisht çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe që, sipas tij, vepron me mbështetje ose tolerim nga Bashkimi Evropian. Në këtë narrativë, Kurti paraqitet jo vetëm si kundërshtar politik, por si figura kyçe e një procesi që Vulin e konsideron kërcënim për praninë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Kjo nuk është në dorën tonë, është në dorën e Bashkimit Europian. Duke qenë se thuhet se ne jemi në rrugën drejt BE atëherë duhet të ndalohet ai Ligj i cili shkel të drejtat themelore të serbëve. Por nuk është cështja këtu se sa anti-serb është ky ligj, çështja është se a mundet dikush që të na tregojë ndonjë vendim të Prishtinës e që nuk është anti-serb, a mundet dikush të gjej diçka që nuk është anti-serbe, kujtojeni se për katër vite ata mbajtën në pushtet kryetar komunash të cilët nuk ishin të zgjedhur me vullnetin e serbëve, në një mjedis me shumicë absolute serbe”, ka pretenduar ai, transmeton KosovaPress.

Madje, Vulin, që është i sanksionur nga ShBA-ja, edhe ka kërcënuar.

“Prandaj unë kërkoj nga shërbimet serbe të sigurisë një plan të qartë të veprimit, se si duhet të sillemi ndaj disa individëve me emër e mbiemër të cilët janë bartës të politikës anti-serbe, dhe atëherë ata le të mendojnë mirë se çfarë mund të ndodhë. Kur mundet Izraeli dhe Mosadi, pse nuk mundet edhe shërbimi serb, pse nuk mundemi edhe ne”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026