Vuçiqi askund: Në fotografinë e zyrtarëve botërorë nga Parisi, përsëri mungon presidenti i Serbisë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiqi askund: Në fotografinë e zyrtarëve botërorë nga Parisi, përsëri mungon presidenti i Serbisë
Parisii
14/07/2026 - 13:04
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë mori pjesë në darkën solemne të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për nder të krerëve të shteteve dhe qeverive me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Megjithatë, Vuçiq nuk u gjet në fotografinë e të gjithë zyrtarëve që ishin atë mbrëmje në Paris.

"Në Paris, në prag të shënimit të Festës Kombëtare të Francës dhe Ditës së rënies së Bastijës, e cila simbolizon vlerat e lirisë, barazisë dhe bashkimit, pata rastin të bisedoj me liderë të shumtë evropianë dhe botërorë për sfidat më të rëndësishme me të cilat përballemi sot", shkroi Vuçiq në Instagram.

Mirëpo, në fotografinë e përbashkët, ku shihen zyrtarë të shumtë evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk është i pranishëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky nuk është rasti i parë që Vuçiq ka pasur "aksidente" kur bëhet fjalë për fotografi nga ngjarjet ku ndodhen zyrtarë botërorë.

Në shtator të vitit të kaluar, Vuçiq ishte për vizitë në Kinë, ku mori pjesë në 80-vjetorin e kapitulimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Nga kjo ngjarje u publikua një fotografi e përbashkët e të gjithë të ftuarve botërorë të presidentit kinez Xi Jinping, ku Vuçiq u gjet në rreshtin e fundit të kolonës.

Kur pasoi fotografimi zyrtar, Vuçiq dhe bashkëshortja e tij Tamara qëndruan në vetë fundin e rreshtit, shkruan nova.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026