Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka folur në margjina të Forumit të Paqes në Paris edhe për procesin e dialogut me Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Vuçiq ka shprehur bindjen se derisa Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës nuk pret të ketë ndonjë progres në procesin e dialogut.
“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mia. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellur emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai.
Ndërkaq, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kohë më parë pati deklaruar se rikthimi në dialog është urgjent dhe e vetmja mënyrë për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve terroriste në veri sikur ato të 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit. /KosovaPress
Kurti: Vuçiq i ka rënë ‘pishman’ që ishte pro-marrëveshjes bazike - KosovaPress