Vrasja në Gjakovë, i dyshuari ndalohet për 48 orë
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vrasja në Gjakovë, i dyshuari ndalohet për 48 orë
Prokuroria-Themelore-Gjakove-Foto1234
08/06/2026 - 10:02
Linku u kopjua

Një person i dyshuar për vrasje është ndaluar për 48 orë në Gjakovë, pas një rasti të raportuar më 7 qershor 2026.

Sipas një komunikate të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, prokurori i shtetit ka iniciuar rast për veprën penale “Vrasja e Rëndë”, në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari me inicialet I.S., i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026