Vrasja brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë, Prokuroria: Ende s’ka të dyshuar
Lexohet për: 2 min.
skene-krimi-vrasje
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, sot ka informuar se nuk ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar lidhur me vrasjen e djeshme të një personi brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Prokuroria ka potencuar se Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se me datë 10 janar 2023, një person është gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë. Viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate, vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko ligjor që ka dalur në vend ngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.  Gjer më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë  rast, por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë. “, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndryshe, dje një 60-vjeçar është gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

https://kosovapress.com/60-vjecari-i-gjetur-pa-shenja-jete-ne-mitrovice-dyshohet-se-eshte-vrare/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025