Voton Haxhiu: Të dëshmojmë maturi e dashuri për vendin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Voton Haxhiu: Të dëshmojmë maturi e dashuri për vendin
Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu.
Haxhiu votoi në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje.
“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës. Me këtë rast, nga këtu i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që sot të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. I ftoj të gjithë palët, të gjithë qytetarët që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojmë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për vendin”, tha Haxhiu, raporton KosovaPress.
Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të bërë në ora 10:39, në Prishtinë kanë votuar 4.15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 0.53 për qind më shumë sesa në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.