Votimi për gjyqtarin e Kushtetueses vazhdon pas pauzës së Kuvendit
Lexohet për: 1 min.
seanca
2 vite më parë
Linku u kopjua

 

Në dy raunde Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur ndërsa do të ketë edhe një përpjekje pas pauzës së Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se raundi i tretë i votimit do të zhvillohet pas orës 15:30.

Në garë për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese ishin në garë ishin edhe Dukagjin Avdyli, Bardh Vokshi, Flamur Mrasori dhe Valon Hasani.

Ndërsa në raundin e parë votat e mjaftueshme i ka marrë Enver Peci i cili i është rekomanduar presidentes së vendit për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. /G.Kadrija

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024