Votimi në veri, fshirja e kamerave së bashku me shkatërrimin e materialit zgjedhor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka hedhur poshtë mundësinë e falsifikimit të votave dhe shkeljen e mundshme të privatësisë gjatë procesit të votimit sot në katër komunat veriore. Duke folur rreth vendosjes së kabinave të votimit kah muri dhe nëse kjo shkel ligjin, zëdhënësi Valmir Elezi ka thënë se kjo mënyrë e pozicionimit do ta pamundësojë fotografimin e votës dhe nuk e cenon fshehtësinë e votës.

Elezi ka folur rreth vendosjes së kamerave në procesin e votimit, duke thënë se një gjë e tillë në asnjë rrethanë nuk e cenon fshehtësinë e votës, derisa i gjithë procesi nuk monitorohet nga KQZ dhe se filmimet e kamerave do të shkatërrohen së bashku me materialin zgjedhor në rast se nuk do të ketë kërkesa nga institucionet. Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në ora 19:30 dhe ajo ka të bëjë me procesin e votimit në tërësi. Sot, banorët e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, do të vendosin pro apo kundër largimit të kryetarëve të këtyre komunave, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet e mbledhura nga mesi i muajit janar. /A.Zogaj

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024