Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit për KosovaPress: Dyshoj në Severna Brigadën dhe në Listën Srbska
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Timonic, është djegur mbrëmë gjatë natës.

Vetë Timonic ka thënë për KosovaPress se demi është i madh, derisa ka shtuar se dyshon në Listën Srbska dhe në të ashtuquajturën 'Severna Brigada', pasi siç tha ajo, kanë politika të kundërta.

"Dyshoj në ‘Severna Brigada’ dhe në Listën Srbska se e kanë kryer këtë akt. Kjo për faktin se unë jam e punësuar në një institucion të Republikës të Kosovës, ku politikat tona janë në kundërshtim me atë të tyre”, tha ajo për KosovaPress.

Timonic ka bërë të ditur se zjarri në lokalin e saj ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate me koktej molotovi, derisa i ka dërguar KosovaPress-it edhe videon pas zjarrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024