Von der Leyen: Kthimi te energjia ruse do të ishte një gabim strategjik
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Von der Leyen: Kthimi te energjia ruse do të ishte një gabim strategjik
Von der
11/03/2026 - 10:37
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian ka burime energjie vendase, energji të rinovueshme dhe energji bërthamore. Çmimet e tyre kanë mbetur të pandryshuara për dhjetë ditët e fundit deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

‘’Megjithatë, në krizën aktuale, ka nga ata që argumentojnë se duhet ta braktisim strategjinë tonë afatgjatë dhe madje të kthehemi te lëndët djegëse fosile ruse. Ky do të ishte një gabim strategjik. Do të na bënte më të varur, më të prekshëm dhe më të dobët”, shtoi Ursula von der Leyen, transmeton ATSH.

“Ne duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur me strategjinë tonë afatgjatë. Mund të jemi më pragmatikë dhe më të zgjuar në zbatimin e saj, por po shkojmë në drejtimin e duhur”, theksoi ajo. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026