Volejbollistet e Kosovës mbyllin garat me progres dhe arritje historike
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Volejbollistet e Kosovës mbyllin garat me progres dhe arritje historike
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra e ka përmbyllur pjesëmarrjen në CEV Volleyball European League 2026 me një paraqitje që shënon progres të dukshëm në nivel ndërkombëtar dhe një moment historik për sportin kosovar.
Në ndeshjen e fundit, Kosova u mposht nga Hungaria me rezultat 0:3 (23:25, 22:25, 22:25), duke treguar luftë të fortë në çdo set dhe duke qenë shumë afër marrjes së më shumë pikëve.
Pavarësisht rezultatit, kampanja mbetet e veçantë për fitoren e parë historike në këtë garë ndaj Malit të Zi, si dhe për performanca konkurruese ndaj ekipeve me përvojë si Spanja.
Ky edicion konsiderohet një hap i rëndësishëm përpara për volejbollin e femrave në Kosovë, duke dëshmuar rritje të nivelit dhe rritje të besimit në skenën evropiane.