Vojvoda: Shqiptari kurrë nuk dorëzohet
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vojvoda: Shqiptari kurrë nuk dorëzohet
Vojvoda
02/04/2026 - 15:17
Linku u kopjua

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka reaguar publikisht në mbështetje të bashkëlojtarëve të tij, pas akuzave që iu bënë për “tradhti” lojtarit Vedat Muriqi.

Në këtë klimë tensionesh, Vojvoda ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram duke dhënë një mesazh të fortë uniteti nga brenda skuadrës. Ai publikoi një fotografi nga dhoma e zhveshjes, duke treguar atmosferën brenda ekipit dhe duke theksuar solidaritetin mes lojtarëve.

“Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore...Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend. Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë. Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet.…Euro 28”, ka shkruar Vojvoda.

Ndërkohë, Vojvoda theksoi se pavarësisht presionit dhe zhurmës nga jashtë, grupi mbetet i bashkuar dhe i përkushtuar për të përfaqësuar vendin me dinjitet.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026