Prodhimet bimore në Kosovë u shtrenjtuan 10 për qind më shumë se vjet
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Prodhimet bimore në Kosovë u shtrenjtuan 10 për qind më shumë se vjet
peme perime
24/07/2026 - 12:23
Linku u kopjua

Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se indeksi i përgjithshëm i çmimeve të këtyre produkteve është rritur për 6.3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas ASK-së, rritjen më të madhe e kanë shënuar prodhimet bimore, çmimet e të cilave janë rritur për 10 për qind në baza vjetore. Ndërkohë, çmimet e prodhimeve blegtorale janë rritur për 2.9 për qind.

ASK bën të ditur se indeksi bazohet në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në tregje, ferma dhe pika të tjera të shitjes në Kosovë. Në grupin e prodhimeve bimore përfshihen drithërat, bimët foragjere (ato që kultivohen për ushqimin e kafshëve), perimet, patatet dhe pemët, ndërsa në prodhimet blegtorale përfshihen çmimet e gjedheve, deleve, derrave, pulave, si dhe të qumështit, vezëve dhe mjaltit. ASK yha se të gjitha çmimet janë llogaritur në euro, ndërsa njësitë matëse janë kilogrami, litri dhe copa. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026