Deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacollit, kundrejt bartësve të luftës çlirimtare, po cilësohen si shumë të dëshme për Kosovën dhe lirinë e saj.
Në një tubim elektoral në Zvicer, kryeministri në detyre, Albin Kurti tha se “Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar. Ose çlirimtar, ose zullumqar. E ne jemi bashkë me ju si patriotë e çlirimtarë kundër hajnave e zullumqarëve”.
Koloneli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bilall Gashi për KosovaPress tha se deklarata të tilla janë për vota politike, tek njerëzit që në kohë lufte nuk ishin në tokën e tyre për të luftuar.
“Jemi në Prizren në operacionin e Pashtrikut dhe të gjithë bashkëluftëtarët e dëshmuan se Kosovën e kanë çliru në luftë. Ketë duhet ta dinë dhe Pacolli, Albini e të tjerët që merren me këtë çështje. Kosova është e çliruar dhe e pavarur, askush nuk e ka shitur, as nuk mund ta shes, e as nuk guxon ta qes në tavolinë me e shit. Kosova është e qytetarëve të saj, veteranëve. Këto janë deklarata propagande në luftë për pushtet, me këtë mendojnë se mund te arrijnë e të fitojnë, e fitojnë injorancen politike”, tha Hasani.
Deklaratat e këtilla janë shpeshtuar tani nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes kur po zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.