Vodhi stoli ari dhe para, kërkohet ky person në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar.

Sipas policisë, ai dyshohet se me datën 06.04.2024 rreth orës 16:00 në rrugën "Nazmi Uksmajli" në Ferizaj në një shtëpi private ka kryer ‘’Vjedhje të rëndë ’' të stolive të arit, një orë dore dhe një shumë të caktuar të parave.

“Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024