Sot, Vjosa Osmani dorëzoi detyrën e presidentes në një ceremoni zyrtare tek kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.
“Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar te dyjat në vitin 2020 dhe një një periudhë të vitit 2021. Pra, kam qenë kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes. Sa do që këto detyre kanë sfida të veta, ta udhëheqës shtein, njëkohësisht ta udhëheqës politikën e jashtme dhe ushtrinë e vendit e shumë detyra të tjera, duke filluar nga përfaqësimi i unitetit të popullit, janë përgjegjësi të jashtëzakonshme, të cilat ju urojmë shumë sukses dhe shëndet në ditët në vijim. Njëkohësisht shpresojmë shumë që Kuvendi i Kosovës që sa më shpejt që është e mundur ta zgjedh presidentin apo presidenten e re. Me shpresën që të kemi stabilitet institucional në një kohë kur jo vetëm shteti ynë dhe rajoni, por e gjithë bota po kalon kriza të mëdha”, tha ajo.
Lajmi në përditësim...