Vjosa Osmani kujton Enver Malokun
Lexohet për: 1 min.
Enver Maloku
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar gazetarin Enver Malokun.

Ajo ka thënë se fjala e lirë dhe e vërteta, gjithnjë ishin përkushtim i Malokut, i cili u shua 23 vjet më parë.

“Më tepër se dy dekada më parë pushoi përgjithmonë fjala e lirë e njeriut të fjalës, i cili e drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës. Ai ra për të vërtetën, ndërkaq ne na duhet e vërteta si një shpagim ndaj mundit të tij, kontributit dhe përkushtimit. Enver Maloku ishte zëri i të vërtetës, atdhetari e jokonformisti, të cilit i detyrohemi deri në zbardhjen e vrasjes së tij!  I përjetshëm mbetet kujtimi për të”, shkruan Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025