Vizita studimore në Kosovë, Kurti bisedon me studentë nga Austria e Italia
Lexohet për: 1 min.
ZKM - 20 1 2024 (18)
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup studentësh nga më shumë se 30 shtete të ndryshme të botës që ndjekin studimet master në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë, e të cilët ndodhen për një vizitë studimore në Kosovë.

Ai i njoftoi ata me rezultatet kryesore të qeverisjes, reformat e ndërmarra dhe  politikat kryesore të qeverisë.

Këtu ai veçoi shtesa për nënat e reja dhe fëmijët si dëshmi e kujdesit institucional për familjen, platformën e punësimin për të rinj SuperPuna, vendimin për ta bërë arsimin e lartë falas për të gjithë dhe rritjen eksponenciale të numrit të bursave për studentë sidomos në fushat STEM, mbështetjen për komunitetet jo-shumicë në vend, vëmendjen e shtuar ndaj efiçiencës së energjisë në shtëpi private dhe biznese, si dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.

Pas prezantimit hyrës të kryeministrit, studentët dhe profesorët e pranishëm parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin sipas fushave të tyre të interesit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024