Radev dënon sulmin në Gjermani
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
Radev dënon sulmin në Gjermani
9 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dënoi sot sulmin në qytetin gjerman Magdeburg.

Të premten, një makinë u përplas në tregun e Krishtlindjes në qytet, duke lënë të paktën pesë të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.

"Sulmi i tmerrshëm në Magdeburg në prag të Krishtlindjes është i egër. Krime dhe akte të tilla dhune janë plotësisht të papranueshme. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit e viktimave, të gjithë të prekurit dhe mbarë popullin gjerman", shkroi kreu i shtetit bullgar në rrjetin social X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024