Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve të Spitalit të Ferizajt
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve të Spitalit të Ferizajt
arben vitia
Foto Arkiv
17/03/2026 - 11:23
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin Regjional të Ferizajt. Kostoja e këtij projekti do të jetë prej 24 milionë euro.

Vitia këtë e ka bërë të ditur në Facebook, për çka tha se ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh, raporton KosovaPress.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh.

Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur”, ka shkruar Vitia.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026