Disa të mbijetuar japonezë të sulmeve me bomba atomike ndaj vendit të tyre, më 1945, kanë dërguar letra në ambasadat e SHBA-së dhe Izraelit në Tokio, duke kërkuar nga shtetet në fjalë të ndalin sulmet e tyre ndaj Iranit.
Megjithatë, Ambasada izraelite në Tokio refuzoi të pranonte letrën e bashkë nënshkruar nga katër grupe të të mbijetuarve të bombës atomike, sipas gazetës japoneze The Mainichi, përcjellë AP, transmeton KosovaPress.
Letra, e cila bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe i quante sulmet si të papranueshme, u dërgua më herët këtë muaj.
Demonstrues japonezë protestuan gjithashtu kundër luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit në Tokio të dielën, në një protestë me titull “Lëshoni bas, jo bomba”, njofton gazeta “The Mainichi”.Ndërkohë, Ambasada e Iranit në Japoni njoftoi të dielën se një grup banorësh iranianë dhe qytetarësh japonezë u mblodhën jashtë ambasadës për të përkujtuar mbi 165 nxënëse të vrara në një sulm ajror në qytetin Minab, më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet e tyre të përbashkëta.