Ish-sulmuesi Christian Vieri thotë se eliminimi i Italisë nga EURO 2024 është 'faji i të gjithëve' dhe këmbëngul se “Azzurrët” duhet gjithmonë të përpiqen të fitojnë turne të mëdha.
“Është faji i të gjithëve. Nuk më pëlqen kurrë të fajësoj dikë në mënyrë specifike; është një grup, ndaj fajin e kanë të gjithë”, tha ish-sulmuesi italian.
“Është faji i të gjithëve. Sigurisht që më së shumti fajësohet trajneri, por kjo është pjesë e punës. Ne me siguri duhet të përmirësohemi. Trajneri dhe federata do të dinë çfarë të bëjnë. Ndonjëherë, ju luftoni për të bërë gjithçka. Jam i sigurt se lojtarët dhanë gjithçka. Ne nuk luajtëm mirë, askush. Por nuk mendoj se lojtarët nuk u interesuan për kombëtaren. Ndonjëherë, ju thjesht luftoni me gjithçka. Është pjesë e sportit”, tha në fund Vieri.