Në njërën morën para, por në dy të tjera ngelën vetëm në tentim.
Me kësi fati hajnat u ndan nga tri xhami të fshatrave te Kamenicës që I synuan t’I grabisin më 3 dhe 5 prill në tre fshatra të Kamenicës.
Babai i imamit të Xhamisë, Isuf Kqiku tha për KosovaPress se kasaforta ishte vërejtur nga një xhematli.
Aty kishte pasur monedha të hekurta të cilar nuk kishin arritur ti marrin.Ndërsa, në xhaminë e fshatit Rogoqicë, i dyshuari është vërejtur në kamerat e xhamisë që tentoi ta thyente kasafortën me mjete të forta.
Kosovapress ka kontaktuar dhe imamin e xhamise por i njejti nuk pranoi te pronocohet duke thënë se të gjitha detajet i ka dhënë në polici.
“Ka pa dikush, unë për vete nuk e kam parë por ishte thyer xhamia. Kanë thirrur policinë, kanë ardhur. 300 euro kanë qenë ose mbi 300. E kanë vërejtur se nuk është dryri siç është i vendosur, e kanë shiku kanë qenë gjashtë euro dhe një kimik. Eshtë hera e dytë që thyhet”, tha ai.
“Policia e Kosovës është njoftuar për tre rastet të vjedhjeve në tre lokacione të ndryshme në disa fshatra të komunës se Kamenicës. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Shipashnicë e Ulët ku përgjegjësi i xhamisë së këtij fshati ka njoftuar policinë se një person tani për tani i panjohur, i cili vetëm është identifiku përmes kamerave por është në kërkim e sipër, dyshohet se nga kasaforta e xhamisë e hapur me forcë ka marrë 300 euro që kanë qenë donacion i xhamise. Dy rastet e tjera janë raportuar nga imamët e xhamive në fshatin Topanicë dhe në Rogoqicë. Këto dy raste kanë qenë verëm në tentativë. Nuk mund të themi se a janë të njëjtit sepse hetimet janë në vazhdimësi, por pasi kemi pamje të vendit ku ka ndodhur vjedhja hetimet do të rezultohnë tezultate pozitive dhe do vërehet se a janë personat e njëjtë”, tha ai.
Tre rastet hanë në hetim e sipër për tentim vjedhje dhe vjedhje të rëndë nga prokuroria.