Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka përjashtuar të martën Besnik Mujecin nga të gjitha strukturat e saj partiake.
Sekretar organizativ në VV, Alim Rama ka shkruar në Facebook se pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Këshilltari komunal i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është pjesë e një grupi prej pesë personash të arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë në kuadër të operacionit antridrogë “Punisher 2”.
Mujeci së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.