Vetëvendosje arrin 50 deputetë, numërimi i votave vazhdon
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vetëvendosje arrin 50 deputetë, numërimi i votave vazhdon
Votimi12345
12/06/2026 - 20:09
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës, teksa numërimi i votave po vazhdon.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash janë numëruar 2,458 nga 2,691 vendvotime, ku përfshihen edhe ato në përfaqësi diplomatike.

Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota apo 43.65 për qind. Ka 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës tash ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet preliminare.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, një më pak se në rezultatet preliminare, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë ulëse.

Në përfaqësi diplomatike janë numëruar 33 nga 47 vendvotimet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026