Vetëvendosja në Mitrovicë shpallë në kërkim kryetarin Hamza
Lajme
Lexohet për: 1 min.
466973588_1009664587872502_3739035612929073826_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes në Mitrovicë kanë shpallur në kërkim kryetarin e tanishëm të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Ata kanë ngjitur në dritaret e objektit të komunës pankarta me mbishkrimin "Mitrovica pa kryetar- Ku është Bedri Hamza", ndërsa mbi portretin e tij në këto pankarta shkruante "Kërkohet".

Ky aksion është zhvilluar gjatë një konference për media të mbajtur nga Vetëvendosja - Dega në Mitrovicë, ku përveç kryetarit të Degës, Armend Muja, ishte edhe deputetja Arjeta Fejza, asamblistët komunalë Aida Doli, Armend Begu etj, e me c'rast u kritikua puna e deritashme e kryetarit Hamza, si dhe mungesa e tij e vazhdueshme nga detyra kohët e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025