Vetaksidenti në Lloqan, i vdekuri ishte Rifat Stojkaj-drejtori i Bujqësisë në Deçan
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vetaksidenti në Lloqan, i vdekuri ishte Rifat Stojkaj-drejtori i Bujqësisë në Deçan
Personi i vdekur në vet-aksidentin e shkaktuar sot pas mesnatës në fshatin Lloqan të Deçanit, ishte drejtori të Bujqësisë, Rifat Stojkaj.
Komuna e Deçanit ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tyre, drejtorit të Bujqësisë, Rifat Stojkaj.
Sipas njoftimit, Stojkaj ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Lloqan të Deçanit më 11 maj 2026, rreth orës 01:40.
Policia kishte bërë të ditur më herët se në këtë vetaksident, drejtuesi i veturës kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe kishte përfunduar në një kanal në skaj të rrugës. Si pasojë, ai kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku më pas ishte konstatuar vdekja e tij.
Komuna e Deçanit e ka përshkruar Stojkajn si një njeri të urtë, punëtor dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve, duke theksuar se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në institucion dhe në komunitet.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.