Verstappen vazhdon kontratën me Red Bull, përfiton 40 milionë euro në vit
Lexohet për: 1 min.
Verstappen
2 vite më parë
Linku u kopjua

Red Bull ka blinduar pilotin Max Verstappen me një kontratë të re deri në vitin 2028 me një shifër monstruoze prej 40 milionë euro në vit. Kështu kampioni i botës po konkurron edhe me Leëis Hamilton për rolin e shoferit më të paguar në këtë sport.

Pas nënshkrimit të kontratës, Verstappen deklaroi se e kishte shumë të lehtë që ta merrte këtë vendim dhe premtoi se do të bëjë gjithçka për ta mbajtur numrin 1 sa më gjatë që të jetë e mundur në makinën e tij, përcjellë KosovaPress.

"Zgjedhja për të qëndruar këtu ishte e lehtë sepse e dua këtë ekip. Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe arritëm objektivin tonë të vitit 2016. Tani duhet të mbajmë numrin 1 në makinë për aq kohë sa të jetë e mundur", tha holandezi.

"Kjo është një lëvizje që tregon misionin ton. Ne kemi një strategji afatgjatë dhe kjo e dëshmon këtë. Me sprintin e ri që fillon në vitin 2026 ne donim të kishim shoferin më të mirë në dorë për atë makinë”, deklaroi menaxheri i ekipit Horner

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025