Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, tha të mërkurën agjencia e motit e OKB-së.
"Ishte gushti më i nxehtë në histori - me një diferencë të madhe - dhe muaji i dytë më i nxehtë ndonjëherë pas korrikut 2023", sipas Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së (WMO) dhe Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.
“Në hemisferën jugore shtrirja e akullit të detit Antarktik ishte fjalë për fjalë jashtë grafikëve dhe temperatura globale e sipërfaqes së detit, ishte përsëri në një rekord të ri”, shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se "planeti ynë sapo ka duruar një sezon zierjeje - vera më e nxehtë në histori".
Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, tha se 2023 ishte viti i dytë më i ngrohtë i regjistruar, sipas të dhënave tashmë tetë mujore.
Nivelet rekord dhe ndikimet e tyre si tek njerëzit ashtu edhe në planet tregojnë qartë "ngrohjen e sistemit klimatik", tha ai.