Tabela me emërtimet “Isa Boletini” dhe “Zoran Gjingjiq”, të vendosura në rrethrrotullimin në hyrje të Mitrovicës së Veriut, kanë nxitur reagime të ndryshme ndër qytetarë. Vendosja e tyre u bë të mërkurën nga ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me kandidatin për deputet, Valon Peci.
Qytetarët dhanë qëndrime të ndryshme për KosovaPress lidhur me këtë veprim, duke komentuar si kohën e realizimit, ashtu edhe përzgjedhjen e emrave të vendosur në hyrje të qytetit.
“Nuk është në kohë fushate. Ajo është dashur me qenë edhe përpara, më herët e jo tash, por serbët atëherë e kanë uzurpuar atë vend atje. Tash është çliruar, kështu që mundemi jo vetëm me tabelat, por edhe njerëzit shkojnë atje, pinë kafe e rrinë”, tha ai.
Një qytetar që nuk pranoi të identifikohej e vlerësoi veprimin si normal.Beqir Ferati kërkoi largimin e tabelave me emra të dyfishtë, duke thënë se në të njëjtin vend nuk mund të qëndrojnë “Isa Boletini” dhe “Zoran Gjingjiq”.
“Këtë duhet menjëherë me shku me i largu se nuk bën. Nuk rrinë në një vend Isa Boletini dhe Zoran Gjingjiq. Unë nuk e di a në kohë të fushatës, por nuk është as fushatë kjo. Nuk mundet me u krahasu Isa Boletini me Zoran Gjingjiq. Ne e dimë kush ka qenë Isa Boletini e kush Zoran Gjingjiq. Kjo është tragjedi për neve. Unë dal atje me pa, nuk jam qitash, po e marr vesh veç që është e vërtetë. Marre në qiell është për neve”, tha Ferati.
Sadiku: Atë që e ka qit aty dy emra afër-afër është dashur me i marrë në pyetje dje e me i dënu tamam qysh duhet
Ky zhvillim vjen pas ndryshimeve të mëhershme të emërtimeve të rrugëve në veri të vendit, të cilat ishin miratuar nga udhëheqja e atëhershme komunale, por më pas u shfuqizuan në janar të këtij viti nga pushteti aktual në Komunën e Mitrovicës së Veriut.