Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrim etnik në Kosovë, duke thënë se përgjigja fillestare e bllokut evropian ishte e “kufizuar dhe e vonuar”.
Paunoviq, ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, tha fundjavën e kaluar për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të ish-lideri serb Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.
Të shtunën, Qeveria e Kosovës njoftoi se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri Jashtëm, Glauk Konjufca, i dërgoi letër përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, për të kërkuar reagim më të fuqishëm nga klubi evropian pjesë e të cilit synojnë të bëhen si Kosova, ashtu edhe Serbia.
“Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, tha Kos të enjten.
Ndërkohë, në Serbi, presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, th se deklarata e Paunoviqit “nuk pasqyron vullnetin tim, e as të Qeverisë së Serbisë”, duke shtuar se “politika e shtetit serb është dialogu, e jo kurrë spastrimi etnik”.
Ata i kërkuan kryeministrit Macut që, “pa asnjë vonesë”, t’i propozojë Kuvendit të Serbisë shkarkimin e saj. Nuk është e qartë nëse Macut do ta bëjë një propozim të tillë në Kuvendin serb me 250 vende.
Mbi 1.500 persona, shumica shqiptarë, vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.